Bidjar: Qyteti i Bidjar ndodhet në Perëndim të Iranit, ku ndërtohen qilimat më të fortë dhe më të qëndrueshme në botë. Ata njihen si “qilimat e hekurt persiane”. Këto qilima janë të trashë, të ngushtë dhe më të rënda, me lëkurë cilësore të jashtëzakonshme. Karakteristika e tyre është rombi, brenda të cilit ka një lule, ndërsa në katër këndet e rombit shfaqen gjethe. Ngjyrat dominuese janë e kuqe e errët dhe blu, e zeza dhe pak e gjelbër për disa detaje. Për shkak të qëndrueshmërisë së tyre, këto qilima mund të vendosen lehtësisht në hapësira publike, si në pritjet e hoteleve. Kategoria që konsiderohet si më e rafinuar në Bijar, është 'Takab', ku ndonjëherë përdoret edhe mëndafsh, në mbështjelljen e detajeve.