ESFAHAN: Ky qytet ndodhet në qendër të Persisë, në një lartësi mbi 1.500 metra. Ishte kryeqyteti i Persisë deri në fund të shekullit të 19-të, ndërsa qilimat e tij kanë nga 600,000 deri në 1,000,000 nyje për metër katror. Materiali që përdoret është një lloj leshi shumë delikat, por njëkohësisht i qëndrueshëm, i njohur për bukurinë dhe shkëlqimin e tij. Zakonisht këto qilima prodhohen me shtyllë mëndafshi, ndërsa i njëjti material (mëndafshi) përdoret për të nxjerrë në pah detajet e motiveve kryesisht bimore. Qilimat e qytetit Esfahan konsiderohen si një nga kategoritë më të mira dhe më të bukura të qilimave persianë.