Shiraz: Këto tapete vijnë nga provinca jugperëndimore e Fars-it, me kryeqytet qytetin Shiraz. Janë tapete nomade dhe kanë motive gjeometrike të thjeshta, shpesh me një ose më shumë rombe në qendër. Ngjyra që dominon është e kuqja e thellë ose portokallia, ndërsa motivet shfaqen kryesisht në nuanca blu. Në kompozimin qendror paraqiten lule dhe kafshë të stilizuara, të cilat "përqafojnë" qendrën e tapetit. Këto tapete kanë stil rustic dhe cilësi të mirë..