Lori-baft: këto qilima prodhohen nga nomadë që ndodhen në rajonin jugperëndimor të Iranit. Në sipërfaqen e tyre paraqiten modele gjeometrike (rombe ose forma të standartizuara të kafshëve dhe bimëve), dhe nga ana e stilit i ngjajnë shumë qilimave Ghashghai, me të vetmin dallim që në qilimat Lori-baft modelet janë më të rralla dhe më abstrakte. Leshi është i butë dhe shpesh vjen nga dhitë. Këta qilima bëjnë pjesë në kategorinë e qilimave Gabbeh dhe konsiderohen si qilima me cilësi të shkëlqyer, ndërsa për shkak të qëndrueshmërisë së lartë janë të përshtatshëm për përdorime të shumëfishta.