Torkaman: këto qilima vijnë nga rajoni i Turkmenistanit, por edhe nga zonat përreth. Janë të një cilësie të lartë përsa i përket punimit, ndërsa shpesh përdoret mëndafshi në pellush dhe leshi i pastër. Sa i përket teknikës, dallohen për motivet e tyre gjeometrike të përsëritura, të cilat rrethohen nga një bordurë e gjerë. Ngjyrat dominuese që përdoren në këtë lloj qilimi janë e kuqja e errët, vjollca dhe okra, të cilat kombinohen me nuanca të tjera plotësuese. Për shkak të stilit të tyre, mund të përshtaten lehtësisht në çdo lloj ambienti, nga një shtëpi klasike deri te një shumë moderne e minimaliste.