Abadeh: Tapetet e këtij qyteti (jugperëndim i Iranit) janë shumë të qëndrueshme dhe tërheqëse. Modelet janë të frymëzuara nga jeta nomade, ndërsa motivi më i zakonshëm është hexagoni në qendër, i cili rrethsohet nga një rozetë ose një medaljon. Ngjyrat dominuese janë e kuqja dhe kafeja, me detaje blu, dhe si lloj tapeti, ato janë shumë praktike dhe funksionale. Fillimisht, pasi tapetet e këtij rajoni nuk kishin ndonjë veçori të veçantë në teknikën e punimit, banorët u ndikuan nga nomadët Gashghai, nga të cilët morën ngjyrat dhe modelet, dhe i futën ato më pas në artin e tyre.