Shërbime

Pastrimi – Ruajtja

Stafi ynë me përvojë nga Persi rekomandon një pastrim të thellë profesional më së voni çdo 3 vjet. Çdo vit kërkohet një mirëmbajtje e zakonshme, në varësi të përdorimit që ka pësuar tapeti, në mënyrë që tapetet tuaja të vazhdojnë të ruajnë bukurinë, gjallërinë dhe shkëlqimin e ngjyrave të tyre. Gjithashtu, pastrimi i duhur parandalon shfaqjen e marimangave mikroskopike (akarienëve), organizma të vegjël që mund të dëmtojnë strukturën e tapeteve tuaja.

E vetmja gjë që kërkohet nga ju është të na kontaktoni (telefon ose email) dhe stafi i ndërmarrjes sonë do të rikthejë me gatishmëri çdo problem që përballeni.

Riparimi

Ndërmarrja jonë merr përsipër riparimin dhe ruajtjen e sigurt të tapeteve tuaja, pasi të gjithë e dimë që tapetet, përveçse janë vepra arti, shërbejnë edhe si objekte funksionale, të cilat si është e natyrshme i nënshtrohen dëmtimeve të përditshme.

Për këtë arsye, stafi ynë i specializuar riparon me përgjegjësi çdo lloj dëmtimi, si:

Zbardhja ose konsumimi i fijeve të krahëve (fringave)

Skajet e dëmtuara

Zbehja e ngjyrës së tapetit

Vrimat

Vlerësimi

Është e vërtetë që shumica e njerëzve që zotërojnë një tapet të punuar me dorë ndoshta nuk e dinë vlerën e tij të vërtetë, origjinën ose historinë e tij.

Për këtë arsye, ndërmarrja jonë u ofron klientëve mundësinë të marrin njohuri të sakta mbi veçoritë e tapetit të tyre nga një staf i specializuar vlerësuesish veprash arti, të cilët duke e shqyrtuar tapetin tuaj do t’ju sqarojnë menjëherë çdo paqartësi që lidhet me vetitë e tij (origjinë, histori, stil, veçori), si dhe mundësinë e shkëmbimit të tij me një tjetër, ose t’ju informojnë për vlerën e tij tregtare në rast shitjeje.

Procesi i blerjes dhe shitjes së një tapeti është një veprim që duhet të frymëzojë besim të plotë, pasi pasqyron respektin që kompania jonë u tregon me dinjitet klientëve të saj. Certifikata e origjinalitetit, e cila shoqëron pa përjashtim jo vetëm tapetin më të shtrenjtë e më kompleks, por edhe më të thjeshtin e të përditshmin, përbën një lloj kartele-identiteti për tapetin. Nëpërmjet saj vërtetohet origjina e çdo tapeti si dhe të dhëna të tjera të rëndësishme që duhet të njihen nga klientët.

Udhëzime për Mirëmbajtjen

Përmbledhtas, ju propozojmë 3 hapa, të cilët duke i zbatuar do të mund të ruani në gjendje të shkëlqyer këtë objekt arti kaq delikat dhe unik:

Një herë në javë është i domosdoshëm pastrimi me fshesë elektrike pa ushtruar presion të tepruar, në mënyrë që të largohet pluhuri.

Tundja dhe varja e tapetit tuaj për 2–3 ditë. Në këtë mënyrë, edhe mbetjet e fundit të pluhurit që nuk arriti të heqë fshesa elektrike do të zhduken.

Pastrim profesional më së voni çdo 3 vjet nga një mjeshtër me përvojë, bazuar në teknikat tradicionale të rekomanduara.